Pal Lekaj paralajmëron: AAK më nuk do ta votojë asnjë ligj - NACIONALE

Pal Lekaj paralajmëron: AAK më nuk do ta votojë asnjë ligj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Partitë opozitare, PDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do të votojnë asnjë ligj në Kuvend të Kosovës, deri sa vazhdon qeveria Kurti.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj për “Pressing” në T7 se partia e tij ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë ligj e asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

“Ky qëndrim i tyre ndaj opozitës ka ardhë deri në një vendim i yni që në të vertëtë në sesionin vjeshtor fare të mos votojmë asnjë ligj, e as marrëveshje ndërkombëtare”, tha Lekaj.

“Nuk do të votojmë asnjë ligj”, ripërsëriti ai.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha po ashtu për Pressing, tha se as PDK “nuk do të votojë asgjë”.

Lajme të ngjashme