Pal Lekaj ankohet për çmimin e naftës me orë të shtrenjtë zvicerane në dorë - NACIONALE

Pal Lekaj ankohet për çmimin e naftës me orë të shtrenjtë zvicerane në dorë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, publikoi të martën një fotografi duke e mbushur veturën me karburant, duke e krahasuar çmimin e derivateve në Kroaci me atë në Kosovë.

Sipas Lekajt, çmimi në Kosovë është për nëntë centë më shtrenjtë për litër se në Kroaci, ku ai e mbushi veturën. Në postimin e tij në Facebook, ai tha se qeveria kroate ka vendosur që ta heqë akcizën për derivate, ndërsa kjo gjë është refuzuar në Kosovë.

Sidoqoftë, në fotografinë e publikuar në Facebook, deputeti Kosovar shihet se në dorë ka një orë luksoze zvicerane, që duket se është e prodhuesit të njohur, “Hublot”, më saktësisht modeli “Classic Fusion Titanium”.

Sipas çmimeve në uebfaqen zyrtare të prodhuesit, modeli 33-milimetërsh i kësaj ore kushton 5.600 franga, modeli 38-milimetërsh kushton 6.900 franga, modeli 42-milimetërsh 7.200 franga, ndërsa modeli 45-milimetërsh 7.200 franga. Nuk dihet se cilën madhësi e ka Lekaj në dorë.

Lajme të ngjashme