Pak para takimit Kurti – Vuçiq, Borrell fton palët për marrëveshje: Të avancojmë drejt normalizimit
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pak orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se palët kanë nevojë për de-përshkallëzim të situatës.
Ai tha se duhet të ndalen ndalen krizat dhe në vend të kësaj të fillohet avansimi drejt normalizimit të marrëdhënieve.
“Do të thërras nesër një takim urgjent për dialogun Prishtinë – Beograd me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Ne kemi nevojë për de-përshkallëzimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve", ka shkruar Borrell.
Kurti e Vuçiq do të takohen nesër në Bruksel për të tentuar të gjejnë një zgjidhje pas situatës së fundit që është krijuar për shkak të targave.
I am convening an emergency meeting of the Belgrade -Pristina Dialogue tomorrow with Prime Minister @albinkurti and President @predsednikrs
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 20, 2022
We need de-escalation of the situation, stop going from permanent crisis management & start advancing on normalisation of relations instead
