Pak para seancës, Kurti e bën një postim: Thotë se punët e mira po vazhdojnë çdo ditë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pak para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Kurti aty ka shpërndarë një shkrim të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku.
“Punët e mira po vazhdojnë, çdo ditë” – ka shkruar ai.
Në disa pamje të dërguara nga gazetarët e Nacionales në terren, kreu i VV-së u pyet në lidhje me takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, por as këtu ai nuk dha përgjigje.
Ndërkohë, njëri nga truprojat e tij është parë duke ia shtyrë mikrofonin një gazetari.