Pak orë para mesnatës, KPM njofton se do të mbajë mbledhje nesër në orën 10:00
Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë mbledhje të premten duke filluar nga ora 10:00.
Juristja Flutura Kusari ka bërë me dije se njoftimi është bërë pak orë para mesnatës, që të pamundësohet monitorimi.
Ajo u ka bërë thirrje mediave që ta përcjellin mbledhjen.
Postimi i plotë:
Kqyrni more cka ben KPM, e njofton mbajtjen e mbledhjes 2-3 ore para mesnates, per neser ne 10 ne sabah.
He he he, sa te lezetshem ne qasje!
Edhe bordi i kalum i RTK-se qesi forre te killavta bojke, qe me pamundesu monitorimin por pa sukses.
Pra, neser ne 10 paska mbledhje KPM-ja.
Rrush rrush qenka agjenda me 'raste ligjore' kunder mediave.
Ftoj mediat qe brenda mundesive me e percjelle mbledhjen dhe me i dokumentu veprimet e rradhes te KPM-se.
Une vonona pak se me ka qellu ni takim qe s'muj me anulu amo prej qatij takimi vrap ne KPM