Pak minuta pas lirimit nga burgu, Geci flet për politikë: Vjosa në VV u hi me zor - NACIONALE

Pak minuta pas lirimit nga burgu, Geci flet për politikë: Vjosa në VV u hi me zor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, menjëherë pas lirimit nga burgu, ka dhënë disa qëndrime politike.

Ai, para dyerve të burgut, është pyetur nga disa gazetarë, për zhvillimet politike.

Geci thotë se Osmani vazhdon të jetë e “djathtë”, dhe se koalicionin me Albin Kurtin e ka bërë prej “zorit”.

“Vjosa ka qenë dhe do të mbetet e djathtë, koalicionin me të majtën e ka bo prej zorit”, ka thënë Geci.

Ai tutje e ka komentuar edhe “afërsinë” e Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së kohëve të fundit.

Thotë se të dy partitë janë “nga një brum”.

“Kom thanë une moti, ata janë një brum politik, PDK dhe LVV”, ka thënë Geci për Gazeta Insajderi.

Lajme të ngjashme