Pacolli: Jam i ngopur me para, nuk m'u dha mundësia ta drejtoj dhe zhvilloj Kosovën - NACIONALE

Pacolli: Jam i ngopur me para, nuk m'u dha mundësia ta drejtoj dhe zhvilloj Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nuk është në kërkim të pushtetit politik, pasi që është “i ngopur” me gjëra materiale, dhe siç ai thotë, ka realizuar çdo ëndërr në jetë.

“Një gjë duhet kuptuar. Unë nuk jam në kërkim të pushtetit politik. Jam i ngopur dhe i realizuar në jetë. Jam i ngopur me para, me pozita, me luks e gjëra materiale. Ato që i kam ëndërruar në jetë i kam realizuar. Nuk kam nevojë për xhipa dhe truproje në jetën time”, ka shkruar kreu i AKR-së.

Megjithatë, Pacolli thotë senuk do të ndalet duke u angazhuar për shtetin dhe se i vie keq që mundëisa të udhëheq Kosovën nuk iu dha.

“Zoti është mbrojtja ime e vetme. Por unë nuk do të ndalem së punuari për Kosovën edhe pse më vjen keq që mua nuk mu dha asnjëherë mundësia të udhëheqi dhe të zhvilloj Kosovën në mënyrë dinjitoze që askush nuk e ka bërë deri më tani. Po ashtu, nuk do të ndalem së ndihmuari njerëzit në nevojë. Ky jam unë”, përfundon Pacolli.

Lajme të ngjashme