Pacolli merr pjesë në dasmën e vajzës së Donald Trump-it - NACIONALE

Pacolli merr pjesë në dasmën e vajzës së Donald Trump-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka treguar se ka marrë pjesë në dasmën e vajzës se ish-presidenti të SHBA-së, Donald Trump.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ishte mbresëlënëse që të jetë pjesë e dasmës së miqve të tij, Michael dhe Tiffany.

Kjo e fundit është vajza e ish-presidenti të ShBA-së, Donald Trump.

Ai ka treguar se çifti janë mysafir të shpeshtë në rezidencën e tij në Hajvali.

“Pas 26 vitesh u ktheva dje në Miami, ku gjatë viteve '90 dhe deri në vitin 2002 isha rezident dhe kisha një shtëpi. Ishte mbresëlënëse të kthehesha në këtë qytet të bukur, por këtë herë jo si rezident, por si i ftuar në eventin më të rëndësishëm të ditës, në dasmën e miqve të mi Michael dhe Tiffany, të cilët janë mysafirë të mi të shpeshtë në rezidencën time në Hajvali”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme