Pacolli: Kritikuesit e autostradave sot po i tejkalojnë frikshëm edhe limitet e shpejtësisë
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka lavdëruar autostradat e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto autostrada sot shfrytëzohen edhe nga ata që dikur i kanë kritikuar.
Madje, sipas tij, të njëjti tejkalojnë frikshëm edhe limitet e shpejtësisë nëpër këto autostrada.
“Autostradat e Kosovës, ndërtimi i tyre dikur u kritikua fort, e sot te njëjtat jo vetëm që shfrytëzohen, madje ata qe e kritikuan tejkalojne frikshëm edhe limitet e shpejtësisë”, ka shkruar ai.