Pacolli: Instituti IDEA thotë se Kosova është e para në rajon për progresin e arritur në fushën e demokracisë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka thënë se sipas institutit ndërkombëtare IDEA, Kosova radhitet e para në rajon për progresin e arritur në fushën e demokracisë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se raporti fokusohet përtej të dhënave që ata përdorin si matës të progresit, sipas saj në raport janë shtuar disa tregues të rëndësishëm përmes të cilëve vlerësohet shëndeti i mirë i demokracisë.
Sipas saj ndër treguesit kryesor përmend rritjen e besimit të qytetarëve në qeveri, që sipas Pacollit mbetet më e larta në rajon.
Postimi i plotë:
Instituti ndërkombëtar IDEA në korrik të këtij viti thotë se Kosova është e para në rajon për progresin e arritur në fushën e demokracisë duke e cilësuar "the biggest climber in 2022".
Raporti vazhdon tutje dhe fokusohet përtej të dhënave që ata përdorin si matës të progresit dhe shton se ka disa tregues shumë të rëndësishëm përmes të cilëve vlerësohet shëndeti i mirë i demokracisë. Ndër treguesit kryesor përmend rritjen e besimit të qytetarëve në qeveri e cila mbetet më e larta në rajon.
Natën e mirë!
