Pacolli ia zgjat dorën edhe një herë Trumpit, publikon pamje nga dasma e vajzës së ish-presidentit amerikan - NACIONALE

Pacolli ia zgjat dorën edhe një herë Trumpit, publikon pamje nga dasma e vajzës së ish-presidentit amerikan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se po merr pjesë në dasmën e Tiffany, vajzës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Pacolli ka postuar një video nga atje, ku shihet duke u përshëndetur dhe duke ia zgjatur dorën, ish-presidentit Trump.

Ai ka thënë se është i nderuar, që ndodhet në rezidencën e Trump dhe po merr pjesë në këtë dasmë.

“I nderuar të jam sonte në rezidencën e Ish-Presidentit amerikan, Donald Trump, në Mar-a-Lago, ku jam i ftuar në darsmen e madhe të Tiffany dhe Michael”, ka thënë ai.

Ndërkohë, më herët, Pacolli në një shkrim tjetër në Facebook, tha se Michael dhe Tiffany janë shpesh mysafirë të tij në Hajvali të Prishtinës.

Lajme të ngjashme