Pacolli i reagon ministres Haxhiu për Grandin: Askush s’ka kërkuar objektin - NACIONALE

Pacolli i reagon ministres Haxhiu për Grandin: Askush s’ka kërkuar objektin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për Hotel Grandin.

Pacolli ka thënë se deklarata e Haxhiut ishte si një formë “vetëngushëllimi”.

Reagimi i tij:

Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”.

Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm.

Që nga fillimi i procesitit,Mabco ka kërkuar gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj,të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme dhe asgjë tjetër.

Lajme të ngjashme