Pacolli edhe në ditën e dytë të vitit 2023 shpreh një dëshirë, kërkon nga Kurti të ndryshojë - NACIONALE

Pacolli edhe në ditën e dytë të vitit 2023 shpreh një dëshirë, kërkon nga Kurti të ndryshojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli edhe në ditën dytë të vitit 2023 ka treguar dëshirën e tij, e kjo dëshirë është kryesore për të dhe ka të bëjë me kryeministrin, Albin Kurti.

Pacolli në Facebook, ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të ndryshojë qëndrimin në raport me qytetarët e vendit.

Sipas Pacollit, Kurti deri më tani ka qenë kryeministër e qeveri vetëm e Vetëvendosjes dhe se dëshira e tij është që kjo gjë të ndryshojë.

"Sot, në ditën e dytë të vitit 2023, shprehi dëshirën time kryesore: Kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e tij të ndryshojnë kurs dhe të konsiderojnë vetën e të veprojnë edhe si Kryeministër dhe Qeveri e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe, jo si deri më tani si Kryeministër e qeveri vetëm e VV-së.", ka shkruar ai.

Më tej, ai ka thënë se në Kosovë nevojitet unitet i plotë.

"Kosovës i nevojitet unitet gjithëpërfshirës!", thekson ai.

Shkrimi i tij:

Lajme të ngjashme