Pacolli e VV-së thotë se u kërcënua nga një qytetar shkaku i rastit me tokën e plakut 89-vjeçar
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka shkruar në profilin e saj në Facebook se është kërcënuar nga një qytetar. Pacolli ka shpërndarë një foto, ku një person i quajtur Esat Demiri i shkruan një mesazh deputetes duke i thënë të tërhiqet nga mosmarrëveshja pronësore me të moshuarin, në të kundërtën ajo do të sulmohet në shtëpinë e saj.
Pacolli tutje ka njoftuar se këtë kërrcënim e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës.
E plotë:
Sot mora një kërcënim të cilin e raportova menjëherë në polici. Kërcënimi lidhet me një rast që u raportua këtyre ditëve dhe i cili nuk ka të bëjë asgjë me mua e as me punën që bëjë dhe nuk më përfshinë mua në asnjë rrethanë.
Mënyra se si u raportua rasti nga Nacionale dhe Berat Buzhala për interesa personale e me qëllim të denigrimit të personalitetit dhe reputacionit tim si deputete e Lëvizjes VETËVENDOSJE ka nxitur urrejtje e dhunë ndaj meje.
Për çdo mesazh kërcënues që marr do ta informoj menjëherë policinë dhe kushdo që përdor emrin tim për këtë rast apo raste tjera që nuk kanë të bëjnë me mua si person privat apo publik do të ngriti padi.
Unë jap përgjegjësi publike vetëm për veten time dhe për aktivitetin tim publik.