Pacolli e VV-së takon Erden Atiq: Biseduam për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr komuna - NACIONALE

Pacolli e VV-së takon Erden Atiq: Biseduam për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr komuna

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli është takuar sot me kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Pacolli ka thënë se kanë diskutuar për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr Komuna.

Ajo tutje ka thënë se Komisioni për Mjedis mbështet dhe do të bashkëpunoj me komunën për të ndërmarr iniciativa mjedisore.

Me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Eden Atiq, dhe drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arta Azemi diskutuam për politikat e gjelbra që mund të ndërmarr Komuna. Komisioni për Mjedis mbështet dhe do të bashkëpunoj me Komunën për të ndërmarr iniciativa mjedisore për të rritur mirëqenien e qytetarëve.” – ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme