Pacolli e uron Kurtin për ditëlindje, ia kujton se nuk është kryeministri i të gjithëve - NACIONALE

Pacolli e uron Kurtin për ditëlindje, ia kujton se nuk është kryeministri i të gjithëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka uruar kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin me rastin e ditëlindjes së tij të 48-të.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli i ka shprehur urime Kurtit nga zemra, por ia ka kujtuar se ai nuk është kryeministri i tij dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Sot, Albin Kurti mbushi 48 vjet. Në rrafshin personal, nëpërmjet këtij urimi shpreh deshirat e mia më të sinqerta që vijnë nga zemra. Ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës,”- ka shkruar Pacolli.

Ai më tej ka shprehur dëshirën që në vazhdim Kurti të mos bëjë dallime, dhe t’u shërbejë të gjithëve e jo vetëm militantëve të tij.

“Megjithatë, urime me dëshirën që tash e tutje tu shërbesh të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe jo vetëm militantëve tuaj,”- ka përfunduar Behgjet Pacolli.

Lajme të ngjashme