Pacolli duket se ia qëllon: U bë VV-ja si agjencion turistik, po i dërgon çiftet në Ujman
Fitore Pacolli, deputete e VV-së, ka shpërndarë një fotografi të një çifit në Ujman, liqenin që është bërë qendër e vizitave nga zyrtarë të ndryshëm të Qeverisë Kurti dhe VV-së.
Në një tentim për të ironizuar me kritikat për vizitat në Ujman, Pacolli ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje është bërë si agjencion turistik.
Ajo i ka uruar çiftit të foto “jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit”.
Në një interpretim psiko-analitik, dikush do të mund të thoshte se shkrimi i Pacollit mund të konsiderohet si rrëshqitje frojdiane. Pra përmes ironisë, ndoshta Pacolli ka treguar të vërtetën e strukur thellë në të pavetëdijshmën e saj, do të vazhdonte interpretimi psiko-analitik.
Nuk kanë thënë kot: hajgarja është gjysma e të vërtetës.