Pacolli: Disa individë po e përdorin tragjedinë e Liridonës për ta dëmtuar imazhin e të tjerëve
Deputeti Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër ndaj disa individëve që, sipas tij, po e përdorimi vrasjen e Liridona Ademajt për t'i dëmtuar të tjerët.
Në profilin e tij në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se disa “analistë” po flasin pa fakte për të njollosur imazhin dhe reputacionin e të tjerëve.
Ai ka bërë me dije se këtë po e bëjnë vetëm për të përfituar vëmendjen publike.
“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe krijuar një ndonjë "imazh". Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat paqëndrueshme dhe pa fakte të disa "debatuesve" apo "analistëve" që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjën publike. Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave”, ka shkruar Pacolli.
Ai përsëri ka treguar arsyet se pse nuk ka arritur të marrë pjese në varrimin e të ndjerës.
“Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marr pjesë në varrim (gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi)”, ka shkruar Pacolli.