Pacolli: Dënimi ndaj Sali Mustafës mu duk pak absurd
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës është absurd.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se pafajësia e UÇK-së dhe popullit të saj nuk mund të njolloset.
Ai është shprehur i bindur se Apeli i Speciales do ta rrezon vendimin e sotëm.
“Pafajësia e UÇK dhe popullit të saj nuk mund të njolloset. Vendimi i sotëm ndaj Sali Mustafës mu duk pak absurd. Une jam i bindur qe apeli do ta rrëzoj këtë dhe Sali Mustafa do të shpallet i pafajshëm. Provat e pafajësisë janë të pakontestueshme. Gjykata nuk duhet të jetë politike. Rroftë UÇK-ja!”, ka shkruar Pacolli.
Gjykata Speciale sot ka dënuar ish-eprorin e UÇK-së, Salih Mustafa, me 26 vite burgim.