Pacolli ankohet, thotë se aeroplani i tij u la në ajër për 37 minuta
Behgjet Pacolli, deputet i Kuvendit të Kosovës, është ankuar në lidhje me Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës.
Në një shkrim, Pacolli ka shkruar se ky aviacion e ka lënë të presë në ajër 37 minuta.
Tutje, ai ka shkruar se askush nuk e di arsyen e kësaj pritjeje.
“Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim.
Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim” – ka shkruar ai.