Pacolli s`flet për votimin e familjarëve të Aliut dhe Bislimit për anëtarë të Bordit të KOSTT-it, tregon diçka tjetër - NACIONALE

Pacolli s`flet për votimin e familjarëve të Aliut dhe Bislimit për anëtarë të Bordit të KOSTT-it, tregon diçka tjetër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka treguar se Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar projektligjin, i cili ndalon përdorimin e pijeve energjetike nga fëmijët.

ajo ka bërë me dje se ky ligj është miratuar me 62 vota.

Në profilin e saj në “Facebook”, nuk e ka përmendur faktin se në këtë seancë deputetët e VV-së kanë votuar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it.

“Me 62 vota PËR, Kuvendi vendosi të ndalojë përdorimin e pijeve energjike nga fëmijët. Projektligji, që u votua në parim, ndalon përdorimin e pijeve energjike për personat nën moshën 18 vjeç”, ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme