“Pacienti vdiq” Gazetari i shëndetësisë fton prokurorinë të hetojë një rast në QKUK - NACIONALE

“Pacienti vdiq” Gazetari i shëndetësisë fton prokurorinë të hetojë një rast në QKUK

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka shkruar në lidhje me një operacion i cili është kryer në Kardiokirurgji.

Sipas tij, një operacion i titulluar “David” u krye në një pacient i cili kishte vdekur disa orë pas operimit.

Sipas Vitisë, ka bazë dyshimi që operacioni u krye nga mjek, që nuk kanë bazë profesionale për këtë operacion. E për bazë Vitija, ka marrë një deklaratë të Drejtorit të Klinikës, i cili e pohoi një gjë të tillë.

Shkrimi i plotë i Bujar Vitisë:

Rasti i operacionit “David” ne Kardiokirurgji duhet te trajtohet seriozisht nga Inspektorati Shendetesor, OMK, SHSKUK dhe organet e drejtesise. Baze per kete hetim eshte deklarata e drejtorit te Klinikes se mjeket qe e kane kryer kete operacion nuk kane kompetence profesionale. Eshte shqetesuese se ne klinika mjeket mund te marrin kete guxim me “eksperimentu” me paciente.

Nese konstatohet nje gje e tille do te ishte krim. E organet duhet me i heq keto dyshime. Nese ka pas shkelje dikush duhet me marr denimin dhe me i parandalu rastet tjera.

Perndryshe menaxhmenti i SHSKUK-se duhet me trajtu kete klinike ne menyre te veçante, pas shume problemeve e telasheve ne vitet e fundit. Ose mshelne krejt, ose normalizone!

Operacioni “David” i rralle ne kardiokirurgji eshte kryer dje ne QKUK. Mjeket e shperndane si sukses ne rrjetet sociale, por pacienti kishte vdekur disa ore me vone.

Lajme të ngjashme