Paçarizi për Osmanin: Ka qenë një presidente gati uniforme
Analisti Rrahman Paçarizi ka folur mbi punën e Vjosa Osmanit si presidente, pasi mandati i saj përfundoi sot.
Paçarizi ka thënë se Osmani është “përgjithësisht uniforme”.
“Ka qenë një presidente gati se uniforme me përjashtim të momenteve të saj të fundit, muajit të saj të fundit, në presidencë, kur e ardhmja e saj në këtë institucion që e deshi aq shumë u bë e paqartë, dhe për shkak të kësaj paqartësie pastaj nisi një sërë aktivitetesh, njëfarë faze të, u fut në njëfarë faze të lobimit të pazakontë për një president dinjitoz”
“Presidentët përveçse duhet të mishërojnë unitetin e popullit dhe të politikës, dhe të institucioneve të një vendi, ata duhet të jenë edhe dinjitozë, edhe dhe zonja Osmani nuk ishte në fakt e tillë pasi u aktivizua, u bë e gjallë, u përpoq t’i ushtrojë detyrat e saj herë me gabime e herë pa to”, tha ai në Klan Kosova.