Pa përfshirjen e opozitës, formohet grupi punues për Projektligjin e Byrosë Shtetetërore
Ministrja e Drejtësisë në një postim në rrjetin e saj social Facebook ka treguar se është formuar grupi punuës për Projektligjin e Byrosë Shtetëore për Verifikimin dhe Konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Këtë lajm e ka mirëpritur ministrja duke thënë se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një.
“E mirëpres vendimin e Komisionit për Legjislacion për themelimin e grupit punues për shqyrtimin e Projektligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen një për një, me ç’rast Ministria e Drejtësisë do të jetë pjesë aktive e procesit të shqyrtimit të Projektligjit dhe adresimit të këtyre rekomandimeve po ashtu i ftoj të gjithë akterët, që të japin kontributin e tyre në mënyrë që Kosova të jetë shembull se si funksionon një mekanizëm i konfiskimit civil dhe se si pasuria që nuk mund të justifikohet, i kthehet shtetit”, ka shkruar Haxhiu.
Kujtojmë se opozita pjesëmarrë në komision për Legjislacion gjatë ditës së sotme nuk u përfshi në grup, pasi kërkoi që Projektligji t’i kthehej Qeverisë për rishikim.