Pa paga dy muaj, mblidhen minatorët e Trepçës: U kërkohet që të mos e ndalin punën
Minatorët e Trepçës janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë për shkak të mosdaljes së pagave që dy muaj.
Miniatorët janë mbledhur që nga ora 07:00 e mëngjesit ku kanë mbajtur edhe një takim me Sindikatën e Pavarur të Minatorëve.
Sipas gazetares së Nacionales, Besarta Hoti, që po e përcjell këtë ngjarje, kryeshefi i Trepçës, Bashkim Kurti, ka kërkuar nga minatorët që të mos e ndalin punën.
Ndërsa ata po e kundërshtojnë këtë kërkesë nga udhëheqësia e Trepçës.