Pa asnjë kundërkandidat, Kurti e Haxhiu i cilësojnë zgjedhjet në VV si demokratike - NACIONALE

Pa asnjë kundërkandidat, Kurti e Haxhiu i cilësojnë zgjedhjet në VV si demokratike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot po mbahen zgjedhjet e brendshme partiake në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilat janë vlerësuar si një proces aspak demokratik.

Me eliminime të shumta, “spastrime” e pa kundërkandidat është karakterizuar zgjedhjet në VV.

Megjithatë, kjo nuk i ka bërë shumë përshtypje z.Albin Kurtit, që po synon edhe një mandat në krye të VV-së.

Ndonëse i vetëm në garë, ai i ka cilësuar si demorkatike zgjedhjet në VV.

“Sot është ditë e demokracisë në LVV. Në 46 degë të Vetëvendosjes mbahen zgjedhje për kryetar të lëvizjes, strukturës, rinia për LVV dhe gratë për LVV. Urime e gëzuar të gjithëve”, ka thënë Kurti para mediave sot.

Mendim të njëjtë ka edhe zonja Albulena Haxhiu, që po garon për kryetare të Organizatës së Gruas së VV-së. Ani pse edhe ajo është e vetme në garë, Haxhiu e ka vlerësuar si demokratike procesin e zgjedhjeve të brendshme në VV.

“Sot është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku secili prej nesh, si anëtarë të Lëvizjes, ushtrojmë të drejtën tonë për të vendosur për organe e struktura të reja dhe për përfaqësuesit tanë.”, theksoi zonja Haxhiu.

Lajme të ngjashme