Pa asnjë koment, djali i Hashim Thaçit publikon muralin për katër krerët e UÇK-së
Në Prishtinë është zbuluar pasditen e së martës një mural i ri, kushtuar kujtesës, sakrificës dhe luftës për lirinë e Kosovës.
Në mural janë paraqitur portretet e katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Vepra synon të paraqesë rrugëtimin e tyre nga periudha e luftës dhe uniforma e UÇK-së, deri te angazhimi politik në proceset e shtetndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Fotografinë e muralit e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ai e ka publikuar fotografinë pa ndonjë koment shoqërues.