OVL UÇK përkujton dëshmorët e rënë gjatë muajit shkurt - NACIONALE

OVL UÇK përkujton dëshmorët e rënë gjatë muajit shkurt

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka përkujtuar dëshmorët që ranë gjatë muajit shkurt në luftën e fundit për liri në Kosovë.

Në nder të sakrificës së tyre, organizata ka theksuar se “ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranverë”.

Emrat e dëshmorëve të rënë këtë muaj janë: Avdullah Nika, Maliq Karaqica, Qerim Jashari, Ali Paqarizi, Arben Saliuka, Driton Loku, Gafurr Loku, Besnik Restelica, Avdyl Pajaziti, Fatmir Sezairi, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Albesian Mataj dhe Hetem Hasaj.

“Ne i kujtojmë, i nderojmë dhe i mbajmë të gjallë në çdo hap të përpjekjes sonë për dinjitet, drejtësi dhe ruajtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në postimin e OVL UÇK-së.

Lajme të ngjashme