OVL-UÇK për Kurtin: Në asnjë moment nuk bashkëpunoi me veteranët
Albin Kurti “në asnjë moment” nuk ka qenë bashkëpunues me organizatat e veteranëve të luftës, ka thënë Xhaviz Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve.
Këto komente ai i bëri në një deklaratë për medioa pas homazheve të kryera në Prekaz.
“Që nga ardhja në këtë qeveri të Albin Kurtit, ne i kemi ofruar bashkëpunim, mirëpo s’ka qenë gatishmëria e tij dhe në asnjë kohë dhe asnjë moment nuk jemi ne ata që nuk afrohemi në institucione. Nuk jemi ne ata që i ikim bashkëpunimit, por ne jemi për bashkëpunim. Në këtë rast dua t’i shtroj disa pyetje. Të gjithë e dimë që ndihen krenarë, por si ndihen ata të cilët kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe kriminelin Radoiçiq për t’i goditur veteranët?
Si ndihen ata që gjatë fushatës vijnë në këtë vend që çdo herë ka qenë vatër e zjarrit për lirinë e vendit dhe ngritin tre gishtërinjtë? Po ashtu në një kohë kur pezullohen të gjitha aktivitetet për shkak të një aksidenti tragjik ku humbën jetën tre qytetarë.
Kjo parti vjen dhe i ngrit tre gishtërinj dhe provokon qytetarët në sheshin ‘Adem Jashari’? Si ndihen ata të cilët kanë deponuar dhe dorëzuar në Gjykatën Speciale të gjithë ato të pavërteta ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Normal se sot na mungojnë fizikisht Hashim Thaçi që ka lexuar deklaratën e Pavarësisë ku sot festojmë 17 vjetorin e shpalljes shtet.
Hashimi dhe të tjerët duhet të mbajnë kokën lartë që kanë qenë udhëheqës të luftës së lavdishme të UÇK-së. Të gjithë ata që e godasin luftën dhe shpifin për luftën duhet të ndihen të turpëruar për vetën”, tha ai