OVL-UÇK mbështet protestën e “Liria ka Emër” më 12 shtator - NACIONALE

OVL-UÇK mbështet protestën e “Liria ka Emër” më 12 shtator

6 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka bërë të ditur se kjo organizatë e mbështet Marshin për Liri, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

Në një konferencë për media, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila organizohet pak ditë para seancës përmbyllëse të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas tij, këtij mardhi duhet t`i bashkohen të gjithë qytetarët.

“Është thirrur një protestë nga ‘Liria ka Emër’ më 12 shtator, ku ne si OVL bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës. Ne do ta mbështesim protestën dhe bëjmë thirrje që të jetë një protestë sa më e madhe”, ka deklaruar Gucati.

Lajme të ngjashme