OVL-UÇK letër institucioneve dhe organizatave që mbështeten librin e Shkëlzen Gashit: Tërhiqeni emrat nga ky publikim
OVL UÇK i është drejtuar me një letër publike institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të autorit Shkëlzen Gashi.
Përmes kësaj letre, kjo organizatë ka kërkuar tërheqja e emrave të tyre nga çdo referencë e mbështetjes në këtë publikim për shkak të shqetësimeve serioze lidhur me besueshmërinë dhe integritetin e tij.
Në letër është thënë se përfshirja e institucionit dhe organizatave në fjalë në seksionin e mbështetjes së këtij publikimi nuk është neutrale.