OVL e UÇK-së: Lulzim Halili që u arrestua në Serbi nuk ka qenë pjesë e ushtrisë - NACIONALE

OVL e UÇK-së: Lulzim Halili që u arrestua në Serbi nuk ka qenë pjesë e ushtrisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thënë se Lulzim Halili, i arrestuar së fundi në Serbi, nuk ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo citohet të jetë thënë nga Gazmend Syla, nënkryetar i kësaj organizate. Sipas tij, Halili nuk figuron si veteran, pjesëmarrës apo anëtar i UÇK-së.

“Ne mbrëmë e kemi marrë këtë informacion dhe jemi interesuar prej dje si OVL në të gjitha regjistrat dhe dokumentacionet që i kemi, personi në fjalë rezulton të mos jetë veteran i UÇK-së. Por as në dy kategori të tjera që është pjesëmarrës dhe pjesëtar i UÇK-së nuk figuron në asnjë prej këtyre listave që ne kemi në arkiv. As anëtar i organizatës së luftës ky person nuk figuron të jetë. Kemi shumë raste që luftëtarë të lirisë nuk kanë aplikuar fare për këtë status edhe pse kanë qenë në luftë. Jemi interesuar që nga mbrëmë, jemi angazhuar në Pejë, ku ky person është nga ai vend, kemi komunikuar me ta mos rastësisht e kanë njohur këtë person në luftë” – ka thënë ai për “Ekonomia Online”.

Sipas tij, askush nga ish-luftëtarët nuk e njeh atë si pjesë të luftës.

“Nuk ka dikush prej luftëtarëve të lirisë që thotë se kam qenë bashkë diku me të dhe e konstatojmë që ky person nuk ka qenë fare në UÇK. Sa herë të arrestohet një luftëtar në Serbi arrestohet me këto akuza, por kemi një bashkëluftëtar tonin që është Nezir Mehmetaj, i cili ka bërë katër-pesë vjet në burg me gjasë është i dënuar kinse për vepra penale që ka kryer gjatë luftës. E kemi edhe policin e njësisë speciale. Kjo qasje e Serbisë nuk është duke ndodhur tani, po ndodh kur lufta e armatosur ka përfunduar dhe Serbia e ka vazhduar avazin e vet, të na atakojë, ku ka pasur mundësi” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme