OVL e UÇK-së i reagon Kurtit rreth Ligjit për të Huajt: Skandal politik e moral - NACIONALE

OVL e UÇK-së i reagon Kurtit rreth Ligjit për të Huajt: Skandal politik e moral

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit Albin Kurti në lidhje me Ligjin për të Huajt.

Në një reagim të publikuar në Facebook, thuhet se është “skandal politik e moral” që Kurti deklaron se strukturat paralele janë shuar, derisa krijon mekanizma që u japin atyre rol në zbatimin e ligjeve të Kosovës.

“Qeveria Kurti po e rikonfirmon vazhdimisht se e gjithë retorika e saj për “sovranitet” dhe “mbrojtje të shtetit” ka qenë vetëm propagandë për konsum politik. Në praktikë, kjo qeveri e ka izoluar Kosovën nga aleatët e saj kryesorë dhe tani po përfundon duke bërë pikërisht kompromiset për të cilat për vite të tëra i ka akuzuar të tjerët për tradhti kombëtare.

Veteranët e UÇK-së nuk do të heshtin përballë politikave të Qeverisë Kurti që relativizojnë sakrificën e luftës çlirimtare dhe që hapin derën për ndikimin e Serbisë brenda institucioneve të Kosovës. Shteti i Kosovës nuk është pronë e asnjë qeverie dhe nuk do të lejojmë që ai të përdoret si instrument propagande për pushtet” – thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme