Osmani vizitë zyrtare në Malajzi: Ndër shtetet e para që e njohu Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po zhvillon një vizitë zyrtare në Malajzi.
Presidentja e vendit Osmani bëri të ditur se këtë vizitë po e zhvillon me ftesë të kryeministrit Anwar Ibrahim.
Osmani ka shkruar në Facebook se Malejzia është ndër shtetet e para që ka njohur Republikën e Kosovës.
‘‘Nder i veçantë që, me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim, të mirëpritem për vizitë zyrtare në Malejzi, një ndër shtetet e para që ka njohur Republikën tonë’’, ka shkruar Osmani në Facebook.