Osmani uron Policinë me një video: Të jesh polic s`është thjesht një profesion, është një mision
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Policinë e Kosovës për 25 vjetorin e themelimit të këtij institucioni.
Ajo ka zgjedhur që në këtë përvjetor policinë ta uroi me një video të veçantë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka postuar videon në të cilën thotë se të jesh polic është një mision.
“Të jesh polic nuk është thjesht një profesion, është një mision e një kauzë për një mjedis ku të gjithë ndihen të sigurt e të lirë”, është shprehur Osmani.
https://www.facebook.com/reel/1167976747835430