Osmani uron Merz për postin e kancelarit: Vazhdimi i udhëheqjes së Gjermanisë është më jetësor se kurrë - NACIONALE

Osmani uron Merz për postin e kancelarit: Vazhdimi i udhëheqjes së Gjermanisë është më jetësor se kurrë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Friedrich Merz pas zgjedhjes së tij si kancelar i ri i Gjermanisë, një vendim që pasoi një votim të fshehtë në Bundestag.

Në një postim në platformën X, Osmani shprehu urimet e saj në emër të qytetarëve të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes gjermane në momente kyçe për kontinentin evropian.

Ajo nënvizoi se Kosova pret të thellojë bashkëpunimin me qeverinë e re gjermane, duke vlerësuar Gjermaninë si një nga partnerët më të rëndësishëm dhe duke riafirmuar synimin e vendit për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Në emër të popullit të Kosovës, e përgëzoj Kancelarin Friedrich Merz për marrjen e detyrës dhe fillimin e mandatit të qeverisë së re gjermane. Në një moment përcaktues për unitetin dhe sigurinë e Evropës, vazhdimi i udhëheqjes së Gjermanisë është më jetësor se kurrë. Si një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës, ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë dhe të punojmë së bashku për të çuar përpara rrugën e drejtë të Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, shkroi Osmani.

Lajme të ngjashme