Osmani uron Kurban Bajramin: Në këto ditë të bekuara, le të hapim zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit - NACIONALE

Osmani uron Kurban Bajramin: Në këto ditë të bekuara, le të hapim zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë për festen e Kurban Bajramit.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka uruar që kjo festë të sjellë paqe dhe harmoni në familje kosovare.

“Kjo festë e shenjtë e Kurban Bajramit na kujton forcën e besimit në Zot dhe vlerën e solidaritetit njerëzor. Në këto ditë të bekuara, le të hapim zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi. Uroj që Kurban Bajrami të sjellë paqe në zemrat tuaja, harmoni në familje, shëndet, begati dhe gëzim në çdo vatër. Qoftë kjo festë një moment bashkimi, faljeje dhe shprese për ditë më të mira për të gjithë. Me fat Kurban Bajrami!”, ka shkruara Osmani.

Lajme të ngjashme