Osmani uron 7 Marsin: Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë
Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar 7 Marsin, duke thënë se mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit.
Osmani në këtë ditë kujtoi themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887.
“Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit. Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik!Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesve!”, tha ajo.