Osmani udhëton në Zagreb, pritet nga presidenti dhe kryeministri kroat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në vizitë zyrtare në Zagreb, ka njoftuar Zyra e Presidencës së Kosovës.
“Në agjendë të vizitës së Presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenković, si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandroković” thuhet tutje në komunikatën për media.
Se Osmani do të udhëtonte për në Zagreb e kishte bërë të ditur edhe vetë kryeministri kroat, Andrje Plenkoviq, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që ishte mbajtur në Granada të Spanjës javë më parë.
Veç takimeve me zyrtarët shtetëror kroat, Osmani do tëvizitojeë edhe komunën e Rijekës ku do të zhvillojë takime edhe me komunitetin shqiptar në Kroaci.