Osmani udhëton në Bruksel: Do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor - NACIONALE

Osmani udhëton në Bruksel: Do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bruksel ku do të përfaqësojë Kosovë në Samitin e Bashkkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Osmani ka treguar temat kryesore të këtij samiti, ku një ndër to është edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor.

Temë kryesore e Samitit pritet të jetë zgjerimi i BE-së me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, si dhe do të trajtohen në veçanti: Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Plani Ekonomik dhe i Investimeve, Agjenda e Gjelbër dhe Digjitale për Ballkanin Perëndimor, si dhe fusha të tjera si Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë, luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.

Lajme të ngjashme