Osmani udhëtoi për në El Salvador, merr pjesë në inagurimin e presidentit - NACIONALE

Osmani udhëtoi për në El Salvador, merr pjesë në inagurimin e presidentit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me ftesë të Presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e El Salvador.

Siç bëhet e ditur në komunikatën për media nga Presidenca, vizita e Presidentes Osmani është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.

“Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.”, thuhet në njoftim,

Lajme të ngjashme