Osmani u ndan medalje mërgatës në ShBA për kontributin gjatë viteve '90 - NACIONALE

Osmani u ndan medalje mërgatës në ShBA për kontributin gjatë viteve '90

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar përfaqësues të mërgatës shqiptaro-amerikane.

Gjatë këtij takimi, Osmani shpërndau medalje presidenciale për ata mërgimtarë që dhanë një kontribut në luftën për lirinë e Kosovës.

“Përgjatë viteve 80’ta dhe viteve 90’ta kur populli shqiptar në Kosovë rrezikohej nga regjimi shtypës dhe gjenocidal i Millosheviqit, mërgata jonë këtu në Amerikë u bë zëri i besës dhe shpresës, jo vetëm për mbijetesën tonë, por edhe për lirinë dhe pavarësinë”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme