Osmani: Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës - NACIONALE

Osmani: Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Goranëve, duke u shprehut se “traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës”.

Osmani gjithashtu ka premtuar se do të vazhdohet mbështetja institucionale për komunitetin goran.

E plotë:

Presidentja Vjosa Osmani uron Ditën e Goranëve

Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.

Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës.

Shumëetniciteti është gjithashtu vlerë e shoqërisë kosovare, ndaj do ta ruajmë këtë vlerë të çmueshme, sikurse do ta vazhdojmë mbështetjen institucionale për komunitetin goran.

Urime Dita e Goranëve!

Lajme të ngjashme