Osmani thotë se çuditet kur sheh emërime në borde, nuk e pranon se ndikoi në avancimin e çikës së tezës - NACIONALE

Osmani thotë se çuditet kur sheh emërime në borde, nuk e pranon se ndikoi në avancimin e çikës së tezës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pranuar se çuditet kur i sheh disa emërime në borde, por ajo ka mohuar se ka ndikuar në avancimin e vëllait të saj e të çikës së tezës së saj.

“Cika e tezës ka punu në institucione publike 17 vite para se të bëhem unë presidente. Nuk ka punësim, ka pasë transfer nga një pozicion në tjetrin, ka qenë i barasvlefshëm. Ka qenë sekretare e përgjithshme.

Nuk kam unë parti, ditën që jam zgjedh presidente kam dhënë dorëheqje nga partia. Nuk ma ka ba, jo vec Faton Peci por të gjitha institucionet duhet të jenë krenar me njerëz të cilët kanë përvojë të gjatë. Asnjë ngritje në detyrë nuk e ka pasë shkaku im"

Ndërsa për disa emërime në borde ka thënë se edhe vet befasohet me emërimet që i sheh në borde.

Lajme të ngjashme