Osmani te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë: Nderuam guximin e popullit polak
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka dërguar lule në Monumentin e Kryengritjes në Varshavë.
Osmani në “Facebook” ka shkruar se nderuan popullin polak për pjesën pjesën me të rëndësishme të historisë së tyre, ndërsa fryma e rezistencës dhe e shpresës që e patën për lirie është ajo “frymë që na bashkon sot”.
“Dje, te Monumenti i Kryengritjes në Varshavë, nderuam guximin e popullit polak për një ndër pjesët më të rëndësishme të historisë së tyre. Fryma e rezistencës, e sakrificës dhe e shpresës, e cila udhëhoqi ata që u ngritën për lirinë e tyre është e njëjta frymë që na bashkon edhe sot.” - ka shkruar Osmani.