Osmani takon sot nënsekretaren e SHBA-së, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pret në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen.
Takimi do të fillojë në ora 09:00.
Osmani me nënsekretaren Allen do të nënshkruajnë një marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
“Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja, Osmani dhe Allen do të deklarohen për medie.” – thuhet në njoftim për medie.