Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian: Mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani ka thënë se Metsola është aleate e fortë e popullit të Kosovës
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.”
“Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!” – ka shkruar Osmani në Facebook.