Osmani takon policët e kidnapuar nga Serbia: Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohin përkushtimin dhe sakrificën tuaj - NACIONALE

Osmani takon policët e kidnapuar nga Serbia: Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohin përkushtimin dhe sakrificën tuaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në një takim Beqir Sefën, Rifat Zekën dhe Shemë Mustafën, të cilët ishin kidnapuar nga Serbia.

Në takimin e mbajtur me policët, Presidentja Osmani falënderoi Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë.

“Policia e Kosovës është institucioni kyç për integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës e njohin përkushtimin dhe sakrificën tuaj, por edhe të të gjitha grave dhe burrave në uniformë policore, të cilët e mbrojnë Republikën në çdo cep”, ka theksuar Presidentja Osmani.deklaroi Presidentja Osmani gjatë takimit.

Siç njofton Presidenca, gjatë takimit, të tre policët shprehen mirënjohës ndaj Presidentes Osmani për pritjen dhe tregojnë përkushtimin e tyre për të vazhduar angazhimin në ruajtjen e paqes dhe integritetit territorial të Kosovës.

Lajme të ngjashme