Osmani takon kryeparlamenatrin hungarez: Kosova e vendosur të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.
Shefja e shtetit ka bërë me dije se me kryeparlamentarin hungarez ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë.
“Në takim me Kryetarin e Parlamentit të Hungarisë, z. László Kövér në Budapest, diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror në përfitim të qytetarëve të të dyja vendeve. Kosova është e vendosur që të çelë kapituj të ri të bashkëpunimit me Hungarinë dhe në të njëjtën kohë, t'i ruajë raportet historike dhe t'i fuqizojë lidhjet në mes popujve tanë”, ka shkruar ajo.