Osmani takon kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit: Diskutuam për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale - NACIONALE

Osmani takon kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit: Diskutuam për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini.

Ajo i ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Eswatini.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në takim kanë diskutuar për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale.

“Gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, pata kënaqësinë ta takoj Kryeministrin e Mbretërisë së Esëatinit, Russell Mmiso Dlamini. Shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Esëatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar drejt lidhjes së marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm. Poashtu diskutuam për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të ndërtuara mbi respekt dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme